11116221_10153302101538313_1813256117329832066_nKënga “See You Again” (Do të shihemi sërish) dedikuar aktorit Paul Walker në “Furious 7” ka përlotur të gjithë fansat e aktorit që kanë parë filmin.

Kjo këngë transmetohet në pjesën e fundit të filmit, shoqëruar me pamje nga të gjitha seritë e mëparshme të “Fast and Furious”.

Vin Diesel e ka publikuar këtë pjesë të filmit dhe këngën në faqen e tij në Facebook ku shkruan: “Pablo, këtë fundjavë ti e ktheve të gjithë botën në një familje. Faleminderit për dashurinë”.

Kjo video është parë miliona herë dhe komentet e fansave kanë qenë të panumërta.

 

tvklan.al