Borrell: Firmat të përqëndrohen në rritjen e prodhimit për Kievin dhe të eksportojnë më pak në vendet e tjera

Qëllimi për të furnizuar Ukrainën me një milion predha për t’i ardhur asaj në ndihmë në fushën e betejës nuk do të arrihet.

Teksa mbërriti në takimin e ministrave të Mbrojtjes së BE-së në Bruksel, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius pranoi se ky synim nuk do të përmbushej.

“Pyetja që do të duhej bërë ishte nëse 1 milion predha është synim realist. Duhet të kemi kujdes sepse është e lehtë të thuhet që do të dërgojmë 1 milionë predha dhe paratë janë dispozicion por prodhimi duhet të ndodhë atje. Është e sigurt të se 1 milion predha nuk do të arrihen. Jemi në dialog me industrinë prodhuese, prodhimi duhet të rritet dhe të përshpejtohet, ky është rendi i ditës.”

Pistorius parashikoi më tej një rritje të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës ukrainase gjatë dimrit dhe kërkoi edhe nga vendet e tjera anëtare forcimin e mbrojtjes ajrore, si edhe mbrojtjës së infrastrukturës.

Ndërkaq shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell vuri në dyshim pretendimin se kapaciteti i prodhimit të BE-së ka arritur kufirin e sipërm pasi 40% të produkteve të saj eksportohen në vendet e treta.

“Industria evropiane e mbrojtjes po eksporton shumë. Një mënyrë për të bërë një punë më të mirë do të ishte që firmat të përqendroheshin në dërgimin e më shumë municioneve në Ukrainë dhe të eksportojnë më pak në vendet e tjera. Pra ndoshta ajo që duhet të bëjmë ne është që të përpiqemi ta zhvendosim këtë prodhim në prodhim prioritar, që janë për ukrainasit.”

Borrell shtoi se blloku ka siguruar më shumë se 300.000 predha artilerie dhe raketa sipas skemës së parë të ndihmës. Agjencia Evropiane e Mbrojtjes e BE-së në fund të Shtatorit deklaroi se shtatë vende të BE-së kishin porositur municione, por pa dhënë detaje për vlerën ose vëllimin e porosive.

Klan News