Balluku: Brenda vitit për 55 qytete dhe 200 fshatra

Qeveria synon që të arrijë të përfundojë investimet e nisura në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë, brenda këtij viti për 55 qytete dhe 200 fshtara.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se prej vitit 2014 ka nisur puna për rehabilitimin e rrjetit të ujit, ndërsa situata e gjetur në 2013-n në këtë sektor ishte shumë e vështirë.

“Në vitin 2013 vetëm një zonë në Shqipëri ka patur ujë 24 orë, dhe uji në vende të tjera vinte rrallë e më rrallë. Synimi ynë është që brenda vitit të kemi ujë 24 orë në 55 zona urbane dhe 200 zona rurale”.

Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Kukësit për çështjen e problemeve të furnizimit me ujë, Balluku premtoi nisjen e projektit për furnizmin me ujë 24 orë në këtë qytet dhe 13 fshatra të tij, çka do të plotësojë dhe nevojat për të pritur turistë me përfundimin e aeroportit.

“Projektet tona janë për aeroport ndërkombëtar për Kukësin dhe stadium. Natyrisht që qytetit i duhet infrastrukturë furnizimi me ujë për të pritur turistë”.

Qeveria është duke studiuar edhe kërkesat e kompanive private për të investuar për ndërtimin e njësive akomoduese të mëdha në zonat malore të këtij qyteti.

Tv Klan