Furnizoi me armë terroristin e Francës, arrestohet 29-vjeçari shqiptar



Furnizoi me armë terroristin e Francës, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

08:55 22/04/2021

Pesë vite pas sulmit terrorist të Nices në Francë ku humbën jetën 84 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë, është arrestuar shqiptari i cili konsiderohet si bashkëpunëtor i terroristit Mohamed Lahouaiej-Bouhlel.

Endri Elezi u arrestua në provincën e Caserta të Italisë pas urdhër-arrestit të lëshuar nga autoritetet franceze që e akuzojnë 29-vjeçarin shqiptar si personin që furnizoi me armë autorin që kreu masakrën në Nice më 14 Korrik 2016.

Sipas mediave italiane, Endri Elezi u arrestua duke ecur në rrugë nën shoqërinë edhe të një personi tjetër.

29-vjeçari kishte mbërritur në Caserta pak kohë më parë dhe ishte përpjekur të integrohej në komunitetin e zonës. Por prania e tij nuk kaloi pa u vënë re nga autoritetet italiane.

Skuadra e Anti-Terrorit kishte marrë informacion që 29-vjeçari i cili ishte në kërkim nga Franca, ndodhej në zonën Caserta. Pas mbledhjes së provave dhe mbajtjes së tij nën vëzhgim, u organizua operacioni për arrestimin e tij. /tvklan.al







Të ngjashme