Një shqiptar dhe një italian kanë rënë në pranga nga policia në Brescia pasi kishin krijuar një rreth për shitjen e kokainës. 32- vjeçari shqiptar i sillte kokainën në lokal në Via Cacciamali shtetasit italianit dhe më pas ky i fundit e shpërndante në klientët e interesuar.

Por nuk ishte vetëm ky bari i vetëm që furnizonte me drogë shqiptari.

Kanë qenë denoncimet e disa banorëve të cilët u kanë thënë policisë së një makinë Citron C3 përdorej për të transportuar drogë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet pas denoncimeve të bëra dhe është vënë në ndjekje të makinës e cila drejtohej nga shqiptari. Ata kanë zbuluar se 32- vjeçari furnizonte pothuajse gjithë pjesën jugore të qytetit me drogë. Gjatë arrestimit shqiptarit iu gjet një sasi kokaine, mariuhane si dhe 1890 Euro.

/tvklan.al