Sërish furtunë kritikash ndaj Donald Trumpit pas deklaratave se malazezët janë njerëz të ashpër dhe mund të përfshijnë papritur NATO-n në luftën e tretë botërore.

Tepër i ashpër shfaqet senatori Republikan John McCain, i cili në një reagim në Twitter thotë se Trump po luan drejt e në duar të Putinit. Sipas tij, Mali i Zi e ka merituar anëtarësimin në NATO, pasi i ka rezistuar me guxim presioneve të Putinit për të mbështetur demokracinë.

Përveç kësaj, në një opinion për CNN eksperti i politikës ndërkombëtare Xhonatan Kristol thotë se Mali i Zi është vendi që ka nevojë për mbështetjen e NATO-s përballë Rusisë më shumë se të gjithë aleatët e tjerë. Në analizën me titull “Çfarë Trump ka kuptuar tmerrësisht gabim”, Kristol shprehet se Trump nuk njeh historinë dhe rrezikun që i kanoset Malit të Zi nga Rusia.

Duke qenë se vendi i vogël ballkanik është shkëputur nga influenca historike ruse, analisti amerikan i kujton Trumpit se mësymjen e përgjakshme ruse në Gjeorgji dhe Ukrainë, vende të cilat po ashtu po përpiqen të shkëputen nga influenca e Moskës.

Qeveria e Malit të Zi ende nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj këtyre deklaratave dhe për këtë është vënë në qendër të kritikave nga opozita. Megjithatë Trump e ka shfaqur edhe më parë mospëlqimin e tij për praninë e Malit të Zi në NATO, si në rastin e samitit të 25 Majit të vitit të kaluar, kur ai shtyu kryeministrin e këtij vendi që merrte pjesë për herë të parë.

Tv Klan