Policia e Shtetit është përfshirë nga një valë ndryshimesh ditët e fundit. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu janë shkarkuar 14 shefa komisariatesh në rang vendi.

Këto lëvizje synojnë të përmirësojnë më tej punën e strukturave vendore të Policisë, pas disa ngjarje kriminaleve që kanë ndodhur përgjatë këtij viti.

Ndryshimet kanë përfshirë komisariatet e Tiranës, Fierit, Kukësit, Mirditës, Burrelit, por edhe në disa zona të tjera. Më herët kanë pësuar ndryshime edhe disa drejtori. Pak ditë më parë u shkarkua drejtori i policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe vendin e tij e zuri Niko Brahimi.

Bushati u largua nga detyra menjëherë pas vrasjes në një atentat mafioz në Shkodër të 2 vëllezërve Bilali. Kjo bëri që vetë ministri Lleshi të vizitojë Shkodrën 3 herë brenda pak ditësh. Pas komandimit në krye të Policisë së Tiranës të Rebani Jaupit, ndryshime ka pasur dhe në komisariatet e kryeqytetit. Në Policinë e Elbasanit u emërua para pak ditësh drejtor Albert Nushi, vendin e të cilit në Fier e mori Andon Marko. Që të dy këta persona akuzohen nga Partia Demokratike si të përfshirë në çështjen “Babale”.

Emërimet në polici:

Edmond Meshini – Shef komisariati nr. 3 në Tiranë

Arben Kalaja – Shef komisariati në Kukës

Vullnet Silaj – Shef komisariati në Gramsh

Alfred Maksuti – Shef i seksionit të Rendit Pogradec

Aldi Mema – Shef komisariati në Mat

Henerigert Mitri – Shef komisariati në Fier

Ermal Lilaj – Shef komisariati në Peqin

Bilal Semanaj – Shef komisariati në Cërrik

Gazmend Demrozi – Shef komisariati në Dibër

Alfred Cenaj – Shef komisariati në Mirditë

Medin Hasani – Shef komisariati në Skrapar

Sokrat Gode – Shef komisariati në Kuçovë

Elidon Çela – Shef komisariati në Tepelenë

Petrit Gjokaza – Shef komisariati në Përmet

Tv Klan