Tyson Fury do t’i japë mundësinë e revanshit Vladimir Klitschko më 9 korrik në Mançester. Mediat angleze raportojnë se marrëveshja është arritur të premten. Një lajm që pritej prej kohësh, pasi boksieri ukrainas e kishte kërkuar në sfidë të dytë menjëherë pas disfatës të pësuar nëntorin e kaluar në Duseldorf.

Tyson Fury është kampioni i absolut i peshave të rënda në boks duke zbritur nga froni pas më shumë se 11 vitesh kampionin ukrainas. Dueli mes Fury dhe Klitschko do të zhvillohet në Mancehster Arena që mund të mbajë 20 mijë spektatorë. Ky aktivitet do të jetë pjesë e një fundjave të mbushur me finale të rëndësishme, si ajo e Europianit të futbollit që do të mbahet në francë dhe turneut të tenisit wimbledon.

Endrit Sauku/Tv Klan