Një agjenci në Britani ofron partneritet, duke ofruar shuma kolosale

Një pjesë e madhe influencuesish të mediave sociale kanë denoncuar faktin se kanë marrë një ofertë misterioze financiare për të përhapur publicitet negativ në lidhje me vaksinën “Pfizer”.

Ata thonë se një agjenci që pretendon të jetë e vendosur në Mbretërinë e Bashkuar i ka kontaktuar ata me email duke u ofruar partneritet.

Léo Grasset, i cili ka 1.17 milion abonentë në YouTube, shkroi në “Twitter” se një kliente që dëshiron të mbetet anonim kishte ofruar një buxhet kolosal. Ai tha se adresa që agjencia kishte dhënë dukej se ishte false.

Po ashtu ai tha se profilet e LinkedIn të punonjësve të dyshuar të agjencisë që ai kishte arritur të gjente më vonë u zhdukën, ndërsa vuri re se të gjithë atje kanë punuar në Rusi.

Léo Grasset postoi atë ccfarë e kishte instruktuar agjencia, duke e nxitur atë të mos përdorte fjalë të tilla si “reklamë” ose “video e sponsorizuar” nëse do të pranonte ofertën e partneritetit. Agjencia gjithashtu i kërkoi atij të përhapte në mesin e ndjekësve të tij një pretendim të rremë se niveli i vdekjeve midis të vaksinuarve nga “Pfizer” është pothuajse tre herë më i lartë sesa midis atyre që kanë marrë “AstraZeneca”.

Ndërkohë, Ministri Francez i Shëndetësisë, Olivier Véran i tha medias vendase se nuk e dinte nga vinte kjo ofertë dhe një gjë e tillë është patetike , e rrezikshme dhe e papërgjegjshme.

Franca është një nga vendet më skeptike në botë ku aktivistët anti-vaksinë të vijës së ashpër përhapin dezinformata në internet. Në Prill, një raport i Bashkimit Europian tha se mediat shtetërore ruse dhe kineze po përpiqeshin sistematikisht të  krijonin mosbesim të publikut në vaksinat perëndimore.

Klan News