Shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR, Lamberto Zannier duke folur për raportin paraprak të OSBE.
Zannier në fjalën e tij u shpreh se fushata në përgjithësi ishte e qetë, por kishte problemet e veta. Shefi i misionit theksoi se përgatitjet për zgjedhje u menaxhuan mirë, duke përfshirë këtu edhe pregatitjet për votimin nga jashtë.
“Do doja të falënderoja popullin shqiptarë për mikëpitjen. Do doja të ndaja me ju në nivel personal edhe fjalët e koordinatores së posaçme që vlerësoi angazhimin e votuesve brenda dhe jashtë vendit për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Unë kam mbërritur këtu në fund të Marsit ne filluam vëzhgimin formalisht në 2 Prill dhe shumë shpejt më pas erdhën edhe 26 vëzhgues afatgjatë. Ata vëzhguan zgjedhjet në 13 zona dhe misioni më pas u zgjerua me 240 vazhgues në total, plus 130 vëzhgues nga asambletë.
Këto zgjedhje u zhvilluan pas disa ndryshimeve të sistemit zgjedhor dhe pas futjes së votimit nga jashtë duke e bërë këto zgjedhje një gurë themeli. Ende nuk ka pasur një reformë elektorale gjithëpërfshirëse. ODIHR vazhdon të jetë i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin me Shqipërinë për këto çështje të paadresuara. Ne pamë se pregatitjet për zgjedhje ishin efiçente dhe të menaxhuara mirë, përfshirë edhe pregatitjet për votimin nga jashtë. Administrata zgjedhore ishte transparente dhe në përputhje me afatet ligjore. Komisini bëri edhe fushatë informimi të zgjedhësve. Në ditën e zgjedhjeve ne vumë re se kishet zgjedhës që ishin të pafamiljarizuar dhe nuk e dinin si të votonin në disa qendra votimi. Pamë që trajnimi mund të ishte me konsistent. Votimi elektronik u pilotua dhe në bashkitë pamë demostrimet, megjithatë vëzhgimi tregoi nevojën për përmirësimin e informimit të zgjedhësve.
Fushata përgjithësisht ishte e qetë, por pati sulme mes drejtuesve kryesor sidomos online. Një rol të rëndësishëm i vëzhguesve është edhe ndërveprimi me popullatën lokale. Ne kemi dëgjuar shqetësime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike, përdorim të burimeve shtetëore që u pa edhe nga vëzhguesit në shumë raste. Si zhvillim pozitiv mund të themi që SPAK ngriti një task forcë”, thekson Lamberto Zannier.
Problem sipas Zannier mbete fushata në rrjetet sociale, pasi mungon një monitorim i përmbajtjes.
“Fushata në rrjetet sociale mbetet e parregulluar. Nuk patën një autoritet për të monitoruar përmbajtjen. Financimi i fushatës mbetet një sfidë. Rekomandimet në këtë fushë mbeten të paadresuara. Sa i përket medias ne folëm me shumë gazetarë, redaktorë dhe përfaqësues dhe ne bëmë edhe monitorim të zgjeruar të medias. Në raport ne do të japim të dhëna të sakta për mbulimin e disa organeve mediatike si dhe një mbulim të tonit të përdorur në fushtë. Partive politike të mëdha ju dha shumë kohë dhe ishin ata që dominuan edicionet informative. U pa që kishte materiale të ofruara nga vetë partitë politike dhe jo nga gazetarët.
Dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe transparente. Në shumë qendra votimi, procedurat nuk u ndoqën si duhet. Pati një numër të ndjeshëm intimidimesh dhe pretendime për shitblerje votash. Do doja të theksoja se zyra e OSBE do të qëndrojë deri në 22 Maj në Shqipëri dhe raporti ynë përfundimtar do të publikohet pas disa muajsh”, thekson Zannier.
/tvklan.al