Ne do të ndërtojmë një Shqipëri që do t’i shërbeje vetëm qytetarëve. Nga Bilishti, lideri i opozitës, Edi Rama, duke prezantuar shtatë shtyllat e programit të ri qeverisës për mijëra simpatizanë devollitë, ka shenjestruar serish qeverisjen aktuale si shkaktare për ekzistencën e dy standardeve të jetesës. Kreu i socialistëve u fokusua në një nga pikat më të rëndësishme të programit socialist, shëndetësinë, për të cilën ai u premtoi banorëve të Bilishtit ngritjen e një shërbimi shëndetësor të barabartë për të gjithë.

Edi Rama: “Pas 28 qershorit do të ketë vetëm një Shqipëri, Shqipëria e qytetarëve dhe qytetareve pa dallim, të cilët do të kenë pranë shërbimin shëndetësor kombëtar, që do t’i shërbejë çdo qytetari e qytetareje, qoftë i pasur qoftë i varfër, njësoj me të njëjtat kushte dhe të njëjtin dinjitet. Kemi ardhur këtu jo sepse duam të fitojmë, por sepse Shqipëria s’duhet të humbasë.”

Me tej duke polemnizuar mazhorancën aktuale, apo thjesht “oborrin e kryeministrit” si përfituesin e vetëm të të mirave materiale në vend, Rama theksoi se Partia Socialiste do të punojë me një vullnet të ri, me pikësynimin e vetëm rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët shqiptarë./tvklan.al

Gazetare: Irma Toptani