1

World White Web në vend të World Wide Web, (“3 w” e famshme të sistemit të informimit në internet).

Kështu e ka quajtur fushatën e saj një artiste, e cila pretendon se kërkimi i imazheve në Google shpreh racizëm.

Në momentin që ju kërkoni për pjesë të ndryshme të trupit, si përshembull “Arm” (krah) apo “Hand” (dorë), ose kur dëshironi të shihni foto bebesh, menjëherë shfaqen imazhe të njerëzve të bardhë.

Kjo është mëse e qartë, shprehet artistja, se si njerëzit e bardhë respektohen e vlerësohen më shumë dhe nga ana tjetër tregohet një lloj padrejtësie ndaj njerëzve me ngjyrë.

Për t’u përpjekur të ndryshojë këtë fakt, Johanna Burai ka krijuar një website të veçantë të quajtur ashtu si edhe emri i projektit, World White Web, ku janë aktualisht 6 foto të ndryshme duarsh, të njerëzve jo të bardhë, për të cilat ajo pretendon që të futen në imazhet e Google.

Fushata përfshin fillimisht projektin e duarve. Ata që e mbështësin këtë iniciativë duhet të fillojnë të bëjnë “share” (shpërndaj) në rrjetet sociale si Twitter, Pinterest, Facebook apo Google Plus, këto imazhe, në mënyrë që Google t’i pranojë ato në serverat e tij.

blackhand

Ky është një prej imazheve të duarve me ngjyrë, që artistja Johanna Burai shpreson të jetë pjesë e kërkimeve në Google.

tvklan.al