Kandidatët për president në Maqedoninë e Veriut kanë vijuar fushatën elektorale. Ai shqiptar, Blerim Reka ka thënë se nëse zgjidhet do të luftojë për të fuqizuar konceptin e republikës përballë një shteti sipas tij privat.

Kandidatja e opozitës ndërkohë ka akuzuar qeverinë për drejtësi selektive, ndërsa Stavo Pendarovski i mazhorancës ka premtuar më shumë barazi.