Një aksident me pasojë plagosjen e një të mitur ka ndodhur pasditen e së dielës tek Mbikalimi në Fushë- Krujë.

Destan Hoxha 48 vjeç, banues në Prizren ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Renault” dhe ka aksidentuar këmbësorin me iniciale I.D. 11 vjeç, banues në Tiranë.

I mituri është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e 48 vjeçarit nga Kosova.

/tvklan.al