Kërkohej për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Shkatërrim i pronës”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë në Krujë kanë arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim K.(B). L., 46 vjeç, banues në Mal i Bardhë, Milot, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin në lokalin e tij në fshatin Hasan, Fushë Krujë, pas orarit të pacaktuar për mbyllje. Gjatë kontrollit, ai ka goditur specialistin e shërbimit të rendit pranë stacionit të Policisë Fushë Krujë dhe më pas ka dëmtuar edhe mjetin e Policisë.

Për veprime të mëtejshme, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Krujë./tvklan.al