fushe krujeMakina e një efektivi të policisë së burgjeve në Fushë Krujë u shpërthye me eksploziv pak orë pas mesnate. Automjeti ndodhej i parkuar përpara ambjenteve të burgut kur u hodh në erë me shpërthim të telekomanduar. Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale të automjetit dhe një lokali aty pranë. Policia nuk e raportoi fillimisht ngjarjen, por pas interesimit të mediave njoftoi për arrestimin e një 24-vjeçari pasditen e sotme si autor të dyshuar të kësaj ngjarje. Shkaqet e kësaj ngjarje nuk dihen ende.