Ekspozita një nga më të mëdhatë ndonjëherë, fillon në pranverën e 2023 

Fustanet e veshur nga Lady Gaga dhe Lizzo do të shfaqen në Pallatin Kensington. Rezidenca mbretërore, e cila është shtëpia e Princ Ëilliamit, bashkëshortes së tij Kate dhe fëmijëve të tyre, pritet të hapë një ekspozitë ku do të paraqiten një sere kujtimesh historike përreth pallatit bashkë me copëza nga jeta moderne e të famshmëve, përfshirë veshjet e veshura nga ta.

Në një njoftim të pallatit mbretëror  u tha se ekspozita do të jetë një nga më të mëdhatë ndonjëherë dhe se ka për qëllim të tregojë historinë se si “rregullat dhe politika” kanë luajtur një rol në modën e ditëve moderne.

Ekspozita do të fillojë në pranverën e vitit 2023 dhe do të paraqesë veshjet  mahnitëse të yjeve si Lady Gaga dhe Lizzo krah kostumeve historike të bukura, duke paraqitur dy paralele mes botës së tapetit të kuq dhe Hollit Mbretëror të shekullit 18.

Klan News