Emisioni “Rudina” në Tv Klan e vendosi fokusin ditën e sotme tek dasmat, mënyra e organizimit të tyre, por edhe ndryshimi i tyre përgjatë viteve.

Për të folur për këtë temë, të ftuar në studio ishin aktorja Suela Bako, ekonomistja Anila Çobani dhe koreografja Enada Hoxha. Ato kanë rrëfyer për eksperiencat e tyre personale dhe traditën shqiptare të dasmave.

Anila Çobani është martuar për festat e Nëntorit, pikërisht në 28-29 Nëntor. Fustanin e ka qepur duke kopjuar një model të një fustani që Nexhmije Pagarusha ka veshur kur ka ardhur për koncert në Tiranë.

Anila Çobani: Fustane mezi gjeje në atë kohë, madje në atë kohë gjeta një copë, siç sillnin atëherë njerëz të rrallë në Shqipëri, gjëra nga jashtë dhe meqenëse e përmendnim këto ditë Nexhmije Pagarushën, unë kisha në sytë e mi një fustan të bardhë, ku ajo kishte ardhur dhe ka bërë një koncert në Tiranë. Modelin e saj unë e qepa pikë për pikë, siç ishte dhe ashtu e kam patur fustanin, një model viktorian. U mundova të përshtasja dhe makeup-in dhe krehjen e flokëve, me ato problemet e llakut të asaj kohë që binin./tvklan.al