Pritet reagim zyrtar nga qeveria për kërkesat ekonomike

Pas 7 javësh bojkot, në mbledhjen e radhës e cila zgjati rreth dy orë Liga e Futbollit vendosi të mos marrë vendim për nisjen ose jo të kampionatit. Takimi i radhës mes presidentëve të Superligës dhe përfaqësuesve të klubeve u bë pas bisedës që Presidenti i Federatës duka pati me kryeministrin dhe premtimit të kreut të qeverisë se do të marrë në konsideratë kërkesat ekonomike.

Por deri tani asnjë nuk ka marrë rrugën e formalizimit dhe klubet nuk zbresin në fushë pa marrë sinjale nga qeveria se vërtetë po i shqyrtojnë kërkesat e tyre të cilat do të kulmonin me një propozim konkret nga ekspertët e ministrisë së financave.

Klubet vendosën t’i lënë qeverisë edhe disa ditë kohë, me shpresën se një përgjigje do të vijë.

Do të presim deri të enjten dhe të premten mblidhemi për të vendosur. Nuk ka sinjale, nuk ka përgjigje zyrtare, nuk rrezikohet sezoni”.

Tv klan ka mësuar se në diskutimet brenda mbledhjes së klubeve të Ligës shqetësimi kryesor ka qenë mungesa e një reagimi apo veprimeve konkrete nga ana e qeverisë për kërkesat e tyre. Rezistenca e bërë deri tani, nuk duhet të shkojë dëm, prandaj pritet me shpresë se takimi i kreut të FSHF, Armand Duka me kryeministrin Rama do të japë efektet e veta.

Tv Klan