Futbollistët e Premier League angleze duket se kanë dëgjuar këshillat për të marrë vaksinën kundër Covid-19. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, mbi dy e treta e lojtarëve që aktivizohen në futbollin britanik janë vaksinuar plotësisht, ndërsa 81% e lojtarëve kanë marrë dozën e parë.  Kjo shifër është më e lartë se mesatarja kombëtare për popullsinë nën 40 vjeç.


Ecuria e vaksinimit mblidhen nga drejtuesit e lartë të Premier League çdo javë dhe Liga vazhdon të punojë me klubet për të inkurajuar vaksinimin midis lojtarëve dhe stafit të tyre. Anglia ëhtë pas në procesin e vaksinimit krahasuar me kampionatet e tjera. por ndryshe nga kampionati italian apo spanjoll, britanikët e kanë kërkuar me kusht vaksinimin e lojtarëve dhe stafeve të klubeve, pasi në të kundërt do i mohohet aktivizimi në gadishull.

Klan News