Kryesojnë listën Barcelona, Real Madrid dhe Juventus

Pagat më të larta në sport janë ato të futbollistëve. Kjo sipas një vëzhgimi të Sporting Inteligence që vlerësoi të dhënat nga 350 skuadra të 8 disiplinave të ndryshme. Barcelona shpenzon më shumë për pagat.

Një rrogë mesatare vjetore te katalanasit i kalon 12 milionë dollarë. Menjëherë më pas është rivali kryesor në Spanjë, Real Madrid me mbi 11 milionë dollarë mesatarisht për çdo pagë.

Pas tyre renditet Juventus që me afrimin e Cristiano Ronaldo ka rritur shpenzimet. Një rrogë vjetore shkon mesatarisht më shumë se 10 milionë dollarë. Pas skuadrave të futbollit vijnë ato të basketbollit amerikan që përbëjnë pjesën tjetër të skuadrave me buxhet më të lartë për pagat.

Tv Klan