Pas thirrjeve për të qëndruar në shtëpi, bota e futbollit është solidarizuar me bluzat e bardha, duke siguruar fonde shtesë për t’i bërë ballë luftës ndaj koronavirusit.

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola ka ofruar 1 milion euro për të luftuar përhapjen e koronavirusit në Spanjë. Numri 1 i pankinës së anglezëve ndodhet aktualisht në shtëpinë e tij në Barcelonë dhe ka bashkëpunuar gjatë ditëve të fundit me avokatët e tij për të zgjedhur mënyrën më të mirë të përdorimit të parave.

Fondi do të shkojë në një fushatë të promovuar nga Kolegji Mjekësor i Barcelonës dhe Fondacioni Angel Soler Daniel. Paratë do të përdoren për të ndihmuar blerjen e pajisjeve mjekësore dhe maskave mbrojtëse për stafin e spitalit.

Një milion euro ka dhuruar edhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi. Sulmuesi ka zgjedhur një spital në Katalonjë dhe një tjetër në vendlindjen e tij, Argjentinë për të blerë pajisje mjekësore dhe për të ndihmuar në hulumtimet për të gjetur një kurë për pandeminë.

Fushatës ndërgjegjësuese i është bashkuar edhe lojtari i Juventusit, Cristiano Ronaldo e agjenti i tij, Jorge Mendes. Dyshja ka dhuruar 1 milion euro në tre spitale të Lisbonës dhe Portos. Javën e kaluar, sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, dhuroi 1 milion euro për të luftuar pandeminë e koronavirusit në Gjermani. Me 560 mijë euro kontribuojë kombëtarja kroate, një pjesë e të cilës do të shkojë si ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Zagreb.

Klan Plus