Qeveria merr vendimin, pasi e shikon të rrezikshëm

Sezoni i futbollit në Francë nuk do të rinisë deri në Shtator. Qeveria e këtij vendi vendosi të martën që mos të ketë aktivitete masive deri në këtë muaj për shkak të Covid-19 dhe përjashtim në këto masa nuk bën edhe sporti.

Kryeministri Edouard Philippe e shikon si tepër të rrezikshme rinisjen, pasi një ndeshje futbolli përfshin shumë persona përveç atyre që janë në fushë. Nuk dihet se si do të veprohet me aspektin e rezultateve sportive nga ana e Federatës Franceze të Futbollit, por edhe për skuadrat që marrin pjesë në kupat e Europës.

Kjo ligë u ndal në javën e 28 me në krye Paris Saint Germain. Direktivat e UEFA-s ishin që kampionatet të përfundonin në fillim të gushtit.

Tv Klan