Në fushë Juventus dhe Milan për një vend në finale

Futbolli në Itali kthehet sot pas një pushimi rreth 3-mujor. Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, Juventus – Milan është sfida në program në orën 21:00 në Torino.

Përballja e parë në Milano përfundoi në barazim 1 – 1. Pritet që Juve të kërkojnë golin me treshen Douglas Costa-Dybala-Ronaldo, ndërsa te Milan peshën kryesore për të shënuar do ta ketë Rebic.

Për shkak të situatës së Covid-19 nuk do të ketë spektatorë dhe në stadium do të jenë një numër i domosdoshëm personash të nevojshëm për zhvillimin një takimi, 300 në total.

Federata Italiane e Futbollit vendosi që të ndryshojë dhe rregulloret për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për të mbyllur sezonin.

Nuk do të ketë pjesë shtesë, por do të goditen 11-metërshat në rast barazimi 1 – 1 ashtu si në takimin e zhvilluar në Milano në përfundim të 90 minutave. Zëvendësimet do të jenë 5 për secilin ekip.

Tv Klan