Në çdo ndeshje të kampionatit shpaloset banderola “Pray for Albania”

Kampionati rumun i futbollit është solidarizuar me popullin shqiptar duke bërë thirrje për ndihma në mbështetje të viktimave të tërmetit.

Në ndeshjen e mbrëmjes së shkuar mes Steauas së Bukureshtit dhe Gaz Metan, skuadrat zbritën në fushën e lojës me një parullë solidarizuese e cila mbante mbishkrimin “Pray for Albania” si dhe adresën qeveritare ku mund të dërgohen donacionet.

Në të gjitha ndeshjet e javës së 20 të kampionatit skuadrat do të mbajnë këtë banderolë. Rumania ishte një prej vendeve të para në Ballkan që u angazhua në dërgimin e forcave të specializuara të kërkim-shpëtimit.

Tv Klan