Shuhet në moshën 76-vjeçare ish-futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares, Ali Mema. Një humbje për futbollin shqiptar. Ali Mema ishte pjesë e skuadrës kombëtare që mori pjesë për herë të parë në një turne kontinental si eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit 1964. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Federata Shqiptare e Futbollit dhe klubi Tirana ngushëlluan familjen dhe të birin Ardian Memën, i cili është trajner i bardhebluve.

Kush ishte Ali Mema

Ali Mema lindi më 1 Shkurt 1943 në Tiranë. Ai ka luajtur për “17 Nëntori” e Tiranës. Skuadrat me të cilat është aktivizuar: “SK Tirana” (17 Nëntori), “Vllaznia” (gjatë kohës kur kryente zborin ushtarak passtudentor), “Partizani” (në kupat ballkanike), “Dinamo” (në kupat ballkanike), “SK Tirana” (17 nëntori).

Kampionate: 4 me SK Tirana (17 nëntori) në sezonet 1964-1965, 1965-1966, 1968 dhe 1969-1970

Kupa të Shqipërisë: 1 me SK Tirana (17 nëntori) 1963

Kampionate si zv-trajner: 3 me SK Tirana (17 nëntor) 1981-1982, 1984-1985, 1996-1997

Me ekipin Kombëtar: 12 ndeshje

Me ekipin olimpik: 3 ndeshje

Takime ndërkombëtare miqësore dhe zyrtare për Kupën e Kampioneve dhe Kupën Ballkanike midis klubeve: 80

Mbante titujt: “Mjeshtër i Madh”, “Mjeshtër Sporti”, “Mjeshtër i Merituar”, “Nderi Sportit Shqiptar”, “Legjenda e Futbollit Shqiptar”, “Mirënjohje e Qytetit të Tiranës”, në “Librin e Artë” të Klubit të Futbollit “Tirana”./tvklan.al