“La Liga” asnjë diskutim se kur do të hapen stadiumet 

Futbolli në Spanjë nuk do të rifillojë deri në një vendim të dytë të qeverisë së vendit iberik. Në këtë përfundim kanë dalë Federata Spanjolle e Futbollit dhe drejtuesit e La Ligës që pasditen e sotme kanë konfirmuar se pezullimi i futbollit do të vazhdojë derisa qeveria spanjolle të japë dritën e jeshile.

“Komisioni monitorues i krijuar nga marrëveshje aktuale e koordinuar mes Federatës dhe La Liga pajtohet me pezullimin e garave profesionale të futbollit derisa autoritetet e qeverisë së Spanjës dhe administrata e përgjithshme e shtetit ta konsiderojë që ato mund të rinisin pa krijuar ndonjë rrezik për shëndetin”.

Spanja ishte një nga shtetet e fundit që vendosi të mbyll stadiumet për shkak të koronavirusit, duke pezulluar aktivitetin futbollistik të La Liga. 11 javë nga fundi, Barcelona kryeson tabelën me 58 pikë, i ndjekur nga Real Madrid me 2 pikë më pak. Mbetet të shihet se si do të vendoset për mbarëvajtjen e pjesës së mbetur të sezonit, me shumë ide që tashmë gjenden në tavolinat e Federatës Spanjolle.

Klan Plus