Futbollistët e Kombëtares e kanë nisur mbarë këtë javë në kampionatet Europianë.
Herolind Shala ka qenë autori i golit të parë për OD-in në fitoren 2 – 1 në fushën e Valerengës në sfidën e vlefshme për kampionatin norvegjez.
Ky sukses i ka siguruar ekipit të tij një vend një vend në Europa Ligë. Për Herolind Shalën ky ishte goli i nëntë në kampionat duke e bërë edhe sezonin më të mirë për të.
Edhe në Bullgari Armando Vajushi ka qenë shënues. Vajushi ishte autori i njërit prej golave në fitoren 4 – 2 që Liteksi i Loveçit arriti me Lokomotivën e Plovdivit.
Tv Klan