Hakaj i Partizanit dhe Bregu i Teutës kanë oferta

Një tjetër futbollist largohet nga partizani. Anteo Osmanllari, 22 vjeç që iu bashkua Partizanit në merkaton e Janarit, si përforcim për krahun e djathtë të mbrojtjes, u aktivizua më së shumti më me ekipin B. Futbollisti ka ambicie për Superligë ose e ardhmja e tij do të jetë jashtë vendit.

Një tjetër mbrojtës është pranë derës së daljes. Esin Hakaj ka oferta nga Vllaznia dhe Samsunspor në Turqi. Futbollisti do të qëndrojë tek të kuqtë vetëm nëse i plotësohen kërkesat financiare, rritje page në një nivel mbi mesataren.

Largime priten edhe nga Tirana. Toshevski është drejt hungarezëve të Ujpesti. 27-vjeçari është nën kontratë edhe për së sezon me bardheblutë që mund të përfitojnë financiarisht nga kjo lëvizje

Nga Superliga shqiptare drejt asaj Turke është edhe Dejvi Bregu i Teutës. Futbollisti është në bisedime me Boluspor.

Edhe Skënderbeu që mbijetoi me karakter në Superligë po bën përforcime. Korçarët kanë marrë përfundimisht dy futbollistë nga Shkëndija e Tetovës, portierin Bekim Rexhepi dhe Laert Sadriun. Deri tani ishin në huazim teksa klubi po përgatit kontratën afatgjatë.

Tv Klan