Futbollistët me fanella të basteve sportive, procedohet administratori i Kastriotit

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë administratorin e ekipit të Kastriotit në Superligën Shqiptare për shkak të reklamimit të basteve sportive.

Policia njofton se në fanellat e lojtarëve të këtij ekipi ka pasur logo reklamuese të një shoqërie bastesh sportive, që bien në kundërshtim me ligjin. Për këtë arsye, administratori i klubit të Kastriotit, Gazmend Vogli 30 vjeç është proceduar penalisht. Ndeshja mes Kastriotit dhe Partizanit luhej ditën e shtunë në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, ku krutanët u mundën me rezultatin 2 me 0.

Policia e Tiranës njofton se po kryhen verifikime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës“ edhe për vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Fubollit prezent në këtë ndeshje, i cili ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve.

Sipas ligjit, bastet sportive janë mbyllur që prej 1 Janarit 2019 dhe ndalohet reklamimi i tyre. /tvklan.al

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*