Kryeson Kylian Mbappe i Francës, Interi dominon me 3 lojtarë “top 10”

Anglia ka formacionin më të shtrenjtë të Euro 2020 me një vlerë prej 1.3 miliardë Euro sipas faqes së specializuar të merkatos “Transfermarkt”.

Së fundmi është bërë publike lista e 10 futbollistëve më të shtrenjtë që do të marrin pjesë në Kampionatin Europian, teksa bie në sy vlera e lartë e sulmuesit Kylian Mbappe. Plot 160 milionë Euro kushton francezi i cili kryeson dhe listën.

Në vendin e dytë ndodhet sulmuesi Harry Kane i Anglisë, i cili kushton 120 milionë Euro, teksa pas tij në vendin e tretë renditet sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku i Belgjikës me 20 milionë Euro vlerë më pak se sulmuesi anglez.

Vendi 4 deri në të 6 ndahet nga 3 futbollistë me vlerë 90 milionë euro, De Jong i Barcelonës, Joshua Kimmich i Bayern dhe Bruno Fernandes i Manchester United që përkatësisht përfaqësojnë Holandën, Gjermaninë dhe Portugalinë.

Në vendin e 7-të renditet mesfushori Llorente i Atletico Madrid, i cili vlen 80 milionë Euro. 3 vendet e fundit u takojnë 2 futbollistëve të Interit, Barella me vlerë 65 milionë Euro dhe Skriniar me vlerë 60 milionë Euro, pastaj dhe mbrojtësi i Liverpool, Robertson, me vlerë 65 milionë Euro.

Klan News