Ka bërë bujë në mediat botërore dhe rrjetet sociale një video, ku disa futbollistë shtyjnë një ambulancë për ta ndezur në fushën e lojës.

Ambulanca hyri në fushë për të transportuar Bruno Silvën, lojtarin e ekipit Vasko de Gama gjatë ndjeshjes kundër Flamengos.

Lojtari u lëndua gjatë lojës dhe u desh të dërgohej në spital, për ndihmë të specializuar.

Por shoferi i ambulancës e pati të pamundur të ndizte automjetin dhe u kërkoi lojtarëve të dy ekipeve t’a shtynin për t’a ndezur.

E gjithë ngjarja ndodhi para 54 mijë tifozëve të stadiumit Mane Garrinça të Brazilias.

Tv Klan