Skuadra e kongoleze e Mazembe sulmohet nga tifozët kundërshtarë

Lojtarët e Mazembes u sulmuan nga tifozët kundërshtarë të ekipit të Balendes pas fitores 1 – 0 të arritur në minutat e fundit.

Një situatë problematike që shtrëngoi forcat e policisë në Republikën Demokratike të Kongos të shoqëronin skuadrën drejt aeroportit me kamion.

Ata mbanin armët gati gjatë të gjithë kohës siç tregojnë pamjet e publikuara në rrjetet sociale madje, duke iu kundërpërgjigjur agresorëve me të shtëna.

Mazembe njihet pasi ishte finaliste në Botërorin e Klubeve në vitin 2010 ku u mund nga Interi.

Tv Klan