Futbollisti 80-vjeçar, Peter Webster, ka vendosur që të tërhiqet nga futbolli.

Webster, i cili jeton në Wollongong të Australisë, është shprehur se e di që nuk do të krontribuojë në një ndeshje si më parë ndaj dhe ka vendosur që të tërhiqet nga futbolli.

Unë kam përplasur lojtarë nga ekipe të tjera. Unë nuk kanaqem vetëm kur vrapoj, por dua dhe të luaj futboll” është shprehur ai për BBC.

80-vjeçari përveç se luan sot ndeshjen e tij të fundit për Wollongong’s Figtree Football Club, ka vendosur që të tërhiqet dhe nga drejtimi i këtij klubi.

Webster lindi në Preston, Angli, por u zhvendos në Uells në 1948. Ai filloi të luante kur ishte 15 vjeç. Ish-punëtori i çelikut luajti për shumë ekipe në Uells, përpara se të transferohej në Australi me gruan e tij Moira dhe tre fëmijët në 1981.

Ai është shprehur se ishte befasuar kur zbuloi se futbolli ishte aq i avancuar në Australi dhe për shumë vite preferoi që të luante në 38 gradë celsius./tvklan.al