Mbrojtësi i kombëtares armene, Varazdat Haroyan, ka vendosur që të lë futbollin dhe t’i bashkohet luftës në zonën Nago-Karabak kundër Azerbajxhanit.

Haroyan këtë vit do të transferohej tek Larisa në Greqi, por nënshkrimi i kontratës është shtyrë për shkak të luftës.

Menaxheri i lojtarit ka njoftuar drejtuesit e Larisës, se klienti i tij është në gjendje gatishmërie për shkak se Armenia ka kthyer ligjin e luftës.

Është mobilizuar si të gjithë qytetarët e tjerë armenë që janë nën 40 vjeç. Ai tashmë është në zonën e luftës”, ka thënë menaxheri i lojtarit, Alexis Kouyias.

Nga ana tjetër në Nago-Karabak prej ditësh po vijon lufta dhe tensionet kanë arritur kulmin. Në lidhje me luftën kanë reaguar dhe ndërkombëtarët, të cilët kërkojnë shuarjen e konfliktit dhe nisjen e bisedimeve./tvklan.al