Futbollisti italian Daniele Rugani, i cili luan për Juventus, ka njoftuar sot se gjendja e tij është e mirë, pasi u testua pozitiv për  COVID-19 një ditë më parë.

Ju keni lexuar lajmet, kështu që unë dua të siguroj të gjithë ata që shqetësohen për mua, se jam mirë“, ka shkruar Rugani në Twitter.

“U bëj thirrje të gjithëve që të respektojnë rregullat, sepse ky virus nuk bën asnjë dallim! Le ta bëjmë atë vetë, për të dashurit tanë dhe për ata që na rrethojnë.

Federata Italiane e Futbollit tha pas një takimi të martën se sezoni i Serisë A mund të mos përfundojë për shkak të pandemisë. / tvklan.al