Komisioni Disiplinor i Federatës Italiane të Futbollit i ka dënuar me një ndeshje, katër lojtarë të Serie A, ndërsa Federico Bernardeschi është gjobitur për simulim.

Juventus mbylli ndeshjen me barazim 2-2 ndaj Torinos, por sërish duke mbetur shumë prapa Interit.

Anësori italian u aktivizua në minutën e 71-të në vend të Dejan Kulusevskit kur Juventus ishte në disavantazh prej 2-1.

Pas barazimit të rezultatit nga Cristiano Ronaldo, Bernardeschi u përpoq të nxirrte një penallti, mirëpo u ndëshkua me karton të verdhë për simulim.

Për më shumë, ky veprim i ka kushtuar edhe me gjobë prej 2.000 eurosh nga Komisioni Disiplinor.

Klan News