Futbollisti i njohur “fal” tradhtinë e shokut me gruan e tij

Posta

Futbollisti i njohur “fal” tradhtinë e shokut me gruan e tij

13:55 17/10/2019

Futbollisti i njohur, Maxi Lopez, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Club 947”, ka treguar se nuk ka më armiqësi me ish-shokun e skuadrës së Sampdoria, Mauro Icardi.

Kujtojmë se Icardi kishte një lidhje me Wandan ndërsa ajo ishte e martuar me Lopezin dhe ata ishin kolegë.

Tani futbollisti shprehet se e ka lënë gjithçka pas krahëve dhe për momentin është i përqëndruar tek tre fëmijët e tij, të cilët aktualisht jetojnë me sulmuesin e Interit Icardin, që aktualisht është huazuar tek PSG.

Nuk kam më probleme me Mauro Icardin. Unë thjesht kërkoj t’u jap lumturi fëmijëve të mi. Pjesa tjetër nuk ka më rëndësi për mua. Është një faqe në jetën time që unë e kam kthyer para shumë kohësh dhe nuk më streson më aspak”, shprehet gjatë intervistës Lopez.

Për sa i përket marrëdhënies me ish-bashkëshorten e tij, Wanda Nara, ai tha: “Çdokush ka probleme dhe situata të komplikuara. Unë zgjodha të jem i lumtur. Edhe pse dështova si bashkëshort, duhet të jem një baba për fëmijët e mi dhe të eci përpara“./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi