Futbollisti i njohur u martua me mbesën e ish-gruas: Kam varrosur për së gjalli…


Futbollisti i njohur u martua me mbesën e ish-gruas: Kam varrosur për së gjalli…

12:54 09/09/2020

Historia e ndarjes së futbollistit Hulk me ish-gruan e tij Iran Angelo de Souza për shkak të mbesës së kësaj të fundit bëri bujë vitin e kaluar. Hulk u nda nga Iran pas 12 vitesh martesë.

Gjithçka ndodhi pasi futbollisti i njohur brazilian njohu një vajzë të re, jo shumë larg shtëpisë. Bëhet fjalë për mbesën e Iran, Camila-n, e cila në një moshë më të re bëri për vete Hulkun dhe tashmë janë martuar.

Iran ka folur ashpër për mbesën e saj duke thënë se “ka varrosur për së gjalli një vajzë”.

Iran Angelo (majtas) dhe mbesa e saj Camila

Ajo është shprehur për revistën Record në Portugali dhe ka kritikuar Camila-n duke pretenduar se ka sakrifikuar gjithçka për një vajzë, e cila i ka dëmtuar ndjenjat duke u martuar me burrin e saj.

“Zgjohem në mëngjes pa kuptuar se çfarë ndodhi me mua. Dhimbja është e madhe, ndonjëherë mendoj se do të më copëtojë zemrën. E kisha si vajzën time. I dhashë gjithçka kësaj vajze që kur lindi. Sakrifikova ëndrrat e mia disa herë vetëm që të realizoheshin dëshirat e saj. Ajo i dinte pikat e mia të dobëta, dhimbjet, frikërat dhe kishte dashurinë time të pakushtëzuar. Nëse e kam pasur ndonjëherë gabim, ka ndodhur sepse e kam dashur dhe i kam besuar shumë”, ka thënë ajo.

Iran dhe Hulk qëndruan të martuar prej 12 vitesh. Ata janë prindër të tre fëmijëve të vegjël. Më herët futbollisti pati deklaruar se nuk ka pasur lidhje me Camila-n gjatë kohës që ishte i martuar.

“Jam burrë. Nuk isha i lumtur me martesën”, tha ai, i cili shtoi se e ka tradhtuar Iran gjatë gjithë kohës me vajza të tjera, ndërsa me Camila-n në momentin që u nda. /tvklan.al





Të ngjashme