Futbollisti i Real Madrid ndan me fansat lajmin e bukur

Posta

Futbollisti i Real Madrid ndan me fansat lajmin e bukur

09:11 31/10/2019

Futbollisti i njohur i Real Madrid, James Rodriguez, përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram ka treguar se ai është bërë sërish baba.

Përshëndetje, dua të ndaj me ju një gëzim të jashtëzakonshëm. Sot Zoti bëri të mundur që të bëhem sërish baba, duke na nderuar me ardhjen e Samuelit në jetën tonë. Ne jemi të lumtur në shtëpi dhe po përjetojmë këtë moment të mrekullueshëm. Shumë falerminderit për mirësinë, dashurinë dhe respektin tuaj”, shkruan Rodriguez krahas fotos së publikuar.

Ai ka ndarë një foto ku mban dorën e vogël të vogëlushit, Samuel. Rodriguez ka gjithashtu një vajzë 6-vjeçare, e cila jeton me mamanë e saj, pasi futbollisti u nda me Daniela Ospina.

Në lidhje me nënën e djalit të tij të sapoardhur në jetë, nuk ka asnjë të dhënë, por sipas "El Tiempo", vogëlushi ka lindur në Amerikën e Jugut nga një nënë zëvendësuese. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT