Tërmeti i fuqishëm i kësaj të marte tronditi Shqipërinë dhe shkaktoi humbjen e shumë jetëve. Qyteti i Durrësit është një nga zonat më të prekura nga situata e fundit e krijuar në vend.

Futbollisti i njohur malazez  i Teutës, Darko Nikaç , i cili jeton në Durrës së bashku me bashkëshorten e tij dhe foshnjën e tij është tronditur së tepërmi nga tërmeti.

Menjëherë pas tërmetit të ndodhur, ai është larguar me familjen e tij në drejtim të vendlindjes së tij Podgoricës. Në një intervistë të dhënë për mediat e Malit të Zi, ai tregoi tmerrin e përjetuar.

“Tërmeti i parë u ndje rreth orës 02.00, pas mesnate. Nuk ishte i tmerrshëm, kështu që u ktheva për të fjetur. Por, ai i orës 4 padyshim që ishte. Nuk e dija në fillim se çfarë po ndodhte. Ishte një katastrofë e vërtetë. Imagjinoni të zgjohesh dhe gjithçka rreth teje dridhet dhe bie në tokë dhe më e rënda ishte që kisha pranë gruan dhe foshnjën. Fjalë për fjalë, mund të them që ishte një situatë e pashpresë. Tërmeti përveç kësaj rrëzoi gjithçka, kështu që unë isha me fat. Është e pamundur për mua të përshkruaj se si ishte. Dukej si një film. Pas tërmetit të dytë, dy nga tre ndërtesat u shkatërruan në tokë. Ishte gjëja më e frikshme që kam parë në jetën time. Jeni plotësisht të pafuqishëm, thjesht prisni të shihni se çfarë ndodh. Unë u përpoqa të hapja derën, por u bllokua. Kështu që, doja ta thyeja, por nuk ia dola. Prita pak dhe sapo munda, menjëherë dola nga banesa dhe qëndruam jashtë”, ka treguar Nikaç./tvklan.al