Ai është i njohur si Hulku. Golat që Givanildo Vieira de Sousa ka shënuar në fushë janë spektakolarë. Por ato jashtë tij janë edhe më surprizues.

Sulmuesi i cili luan në Kinë i dha fund martesës 12-vjeçare me tashmë ish-bashkëshorten e tij, Iran Angelo de Souza, me të cilën i ka tre fëmijë. Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, por lajmi i vërtetë është e dashura e re e tij, Camila, mbesa e ish-gruas.

Dashuria e re e Hulkut i ka lënë të gjithë pafjalë. Edhe në portale, përveç publikimit të lajmit, askush nuk ka një koment për këtë marrëdhënie që padyshim është e komplikuar.

Mësohet se sapo familjarët e kanë marrë vësh dashurinë e re, Camila është detyruar t’i shkruajë një mesazh të gjatë tezes së saj për t’ia shpjeguar gjithë situatën. Ndërkohë edhe bisha duket se është zbutur, pasi është dashur t’u japë disa shpjegime prindërve dhe vëllait të dashurës së re.

Klan Plus