Një futbollist është përfshirë në aksident automobilistik afër Guadalajaras në Meksiko, duke lënë të vdekur një çift të sapomartuar.

Sipas “Marca”, viktimat ishin të moshave 35 dhe 26 vjeçare dhe ata humbën jetën pasi makina me të cilën po udhëtonin u përplas nga makina e futbollistit Joao Maleck.

Maleck, i cili vitin e kaluar ishte në huazim tek skuadra B e Sevillas në Spanjë, po hetohet nëse ka qenë nën efektin e alkoolit pasi më herët kishte publikuar në median sociale pamje nga një party.

Sipas medias, disa dëshmitarë raportohet se kanë dëshmuar se makina e futbollistit 20-vjeçar po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara. /tvklan.al