Kanë startuar sot të para ndeshje të turit të dytë të kupës së republikës në futboll. Fituesja e vjetshme e kësa kupe, Apollonia e Fierit, ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 jashtë fushës së saj në ndeshjen e vështirë me ekipin e Burrelit. Për shkak të dënimit të fushës matjane, ekipet janë detyruar të luajnë në fushën e Lezhës.

Durrësakët kanë arritur të mbajnë rezultatin 0-0 në Tiranë me Dinamon. I njëjti rezultat është shënuar dhe në Korçë, ku Tirana ka barazuar 0-0 me Skënderbeun.

Ekipi i Vlorës ka arritur një fitore të thellë me Shkumbinin ndërkohë ekipi Besa ka fituar 2-1 ndaj ekipit të Partizanit. Ekipi i Bylisit dhe i Lushnjes ka përfunduar me rezultatin 2-2. Ndeshjet e kthimit janë parashikuar të luhen javën e ardhshme./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe