Futet me pushkë në det dhe nuk del më

Posta

Futet me pushkë në det dhe nuk del më

09:23 26/09/2019

Trupi i 60-vjeçarit në 5 metra thellësi

Autoritetet në Vlorë gjetën trupin e pajetë të një 60-vjeçari, i cili mbrëmjen e së mërkurës hyri në det për të gjuajtur për peshk me pushkë sportive, por nuk doli më nga uji.

60-vjeçari me iniciale M.A, sipas policisë, u zhyt të zonën e Karaburunit, pranë vendit të quajtur “Raguna 1”. Kërkimet për të nisën që mbrëmë, por pa sukses. Të kushtëzuar nga moti i keq, autoritetet u detyruan t’i ndërprisnin kërkimet për t’i rifilluar mëngjesin e kësaj të enjteje.

I veshur me kostumin e zhytjes, trupi i pajetë i peshkatarit u gjet në thellësinë 5 metra, nga polumbarët. Për gjetjen e 60-vjeçarit u angazhuan Stacioni i Policisë së Orikumit, Policia Kufitare dhe Polumbarët./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi