Futet, merr celularët dhe largohet… por harron kamerat e sigurisë

Futet, merr celularët dhe largohet… por harron kamerat e sigurisë

09:48 19/07/2019

Këto dy celularë kushtojnë rreth 70 mijë lekë të reja dhe ky është momenti kur një 36-vjeçar i merr ato nga banaku i dyqanit dhe largohet më pas me shpejtësi.

Pamjet i përkasin kamerave

të sigurisë të një dyqani telefonash në rrugën “Sulejman Delvina”, në Tiranë. Policia e kryeqytetit njoftoi këtë të premte arrestimin e 36-vjeçarit, i cili dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera.

E duket se celularët janë kthyer në objektet e “preferuara” të hajdutëve kohët e fundit. Kjo pasi po gjatë kësaj të premteje, Policia në Lushnje tha se “në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, në një dyqan janë vjedhur 20 aparate celularë”. Për rastin në fjalë, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al

Të ngjashme
UKT