Një grua në të 40-at e saj u gjet e pajetë në një arkivol prej druri, pasi mori pjesë në një ceremoni shpirtërore, duke besuar se një eksperiencë pranë vdekjes, do ta ndihmonte që të hiqte fatin e keq dhe t’i sillte fat të mirë në të ardhmen.

Rituali i pazakontë ndodhi gjatë natës të së martës në qytetin e Gumi, në Korenë e Jugut. Në të merrnin pjesë tre gra, të cilat duhet shtriheshin dhe të flinin në arkivole prej druri.

Sipas asaj që shkruan agjencia e lajmeve Yonhap, dy gratë që mbijetuan e gjetën 40-vjeçaren të pajetë në mëngjes. Ato i thanë hetuesve se ajo ishte ankuar se ishte shumë vapë, se nuk po merrte dot frymë dhe u se ishte përpjekur që të dilte jashtë arkivolit, por ato e bindën që të vijonte me ritualin.

Shkaku i vdekjes së 40-vjeçares nuk është përcaktuar ende, megjithatë policia tha se ajo nuk është e dyshimtë.

“Ka mundësi që viktimës iu është marrë fryma ndërkohë që flinte në arkivol. Në trupin e saj do të kryhet autopsia për të gjetur shkakun ekzakt të vdekjes”,

tha një zyrtar policie për mediat vendase.

Po sipas këtyre të fundit, 3 gratë dyshohet se ishin pjesë e një kulti pseudo-fetar, që së fundmi pa pasur rritje të numrit të ndjekësve.

/tvklan.al