Futet në rezervuar për të shpëtuar vajzën 10-vjeçare, humbin jetën nënë e bijë

Foto ilustrim
Posta

Futet në rezervuar për të shpëtuar vajzën 10-vjeçare, humbin jetën nënë e bijë

19:20 06/10/2019

Tragjedi e dyfishtë në Pogradec

Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e kësaj të diele në fshatin Alarup të Pogradecit. Nënë e bijë humbën jetën rreth orës 17:00, pasi u mbytën në rezervuar.

Paraprakisht dyshohet se vajza 10-vjeçare, rrëshqiti aksidentalisht në rezervuar duke u mbytur.

Nëna e saj, vetëm 35-vjeçe, po punonte në afërsi të vendit të ngjarjes. Me të parë që e bija kishte rënë në ujë, ajo u fut për të shpëtuar të miturën, por fatkeqësisht u mbyt gjithashtu.

Në vendin e ngjarjes autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie të dyfishtë./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi