Ana socialiste e parlamentit filloi të duartroktiste kur kyeministri Edi Rama mori qesen në dorë dhe nisi të mblidhte përtokë të gjitha fletët e grisura nga deputetët e PD-së gjatë procesit të votimit për kreun e Kuvendit.

E kundërta ndodhi me opozitën që e konsideruan këtë veprim si shkelje të procesit të votimit. Megjithatë, pasi kjo çështje u sheshua në Kuvend, Rama ka zgjedhur ta sqarojë në rrjetet sociale veprimin e tij dhe atë të kundërshtarëve të tij të cilin nuk e konsideron “as mesazh politik, as gjest civil, as shprehje njerzillëku”.

“Mjedisi nuk është as i majtë as i djathtë dhe respekti për mjedisin është në radhë të parë respekt për veten, për njëri-tjetrin, për fëmijët tanë. Hedhja e mbeturinave përtokë mu në dyshemenë e Kuvendit, kur njerëzit ndjekin ditën e parë në punë të përfaqësuesve të tyre, nuk është as mesazh politik, as gjest civil, as shprehje njerzillëku”, shkruan Rama./tvklan.al