Futi sende të ndaluara në burg, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim



Futi sende të ndaluara në burg, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim

13:41 23/01/2021

Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bije në prangat e policisë një shtetas për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

J. H., 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka  caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale./tvklan.al






Të ngjashme